Thursday, August 27, 2009


Kaka: Milani do ta mposhtë Interin


Superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka parashikuar fitore prej 2-0 në favor të Milanit në derbin e të shtunës.


Milani dhe Interi takohen të shtunën në San Siro për ta zhvilluar derbin milanez- Derby della Madonnina, ndërkohë që ish-lojtari kuqezi thotë se Milani do të del fitues në këtë përballje.

“Milani do të fitojë 2-0. Pato do të shënojë nga një asist i Ronaldinhos ose Thiago Silvas, ndërsa golin e dytë do ta shënojë Alessandro Nesta. Gjithmonë do t’i mbështes bashkëlojtarët e mi të dikurshëm, pavarësisht se ku jam”, është shprehur Kaka për “La Gazzetta Dello Sport”, duke shtuar se asnjëherë nuk do të festojë nëse shënon gol ndaj Milanit.